Anëtarët e rinj të Institutit Shqiptaro – Amerikan
Me kënaqësi ju prezantojmë tre anëtarët tanë më të rinj:
Kole Cacaj – New York
Aktivist i palodhur dhe donator i madh në komunitetin tonë shqiptar.
Nikoll Juncaj – New York
Aktivist dhe donator i njohur, si dhe pjesëmarrës në Luftën e Kosovës.
Tina Camaj – New York. E diplomuar në Fakultetin e Mësuesisë, Universiteti i Malit të Zi, Podgoricë. Master i Shkencave (MSc) në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti Evropian i Tiranës, Shqipëri.
U urojmë mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tyre për forcimin e komunitetit shqiptar dhe misionit të Institutit Shqiptaro-Amerikan.
Për të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen anëtarë të Institutit Shqiptaro-Amerikan, ju ftojmë të regjistroheni duke klikuar në linkun më poshtë: https://albanian-american-institute.org
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e misionit tonë për të forcuar komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për të promovuar vlerat, kulturën dhe interesat tona të përbashkëta.