Promovimi i librit “Malësia – studime e hulumtime” të autorit Anton Lulgjuraj
Instituti Shqiptaro – Amerikan ka nderin të ju ftojë në promovimin e librit, monografisë shkencore të autorit Anton Lulgjuraj i cili mbahet me 26 gusht në orën 20.00 në QIK “Malësia” në Tuz. Për librin do flasin personalitete të shquara. Vepra e titulluar: “Malësia – studime dhe hulumtime”, paraqet një përmbledhje të dhënash dhe informacioni mbi hapësirën gjeografike të Malësisë sot në Mal të Zi. Vepra trajton katër Fiset (“Malet”, siç njihen nga vendasit) e Malësisë: Hot, Grudë, Triesh dhe Kojë, duke ofruar informacion të rëndësishëm përshkrues historik, historiografik dhe etnografik mbi gjendjen aktuale dhe vlerat kulturore të këtij rajoni unik të kombit shqiptar.