Ditën e sotme, në gjykatën themelore të Podgoricës, rreth orës 14.10 u lirua Dodë Ivanaj nga akuza se kishte “prishur imazhin e shtetit malazez”. Doda akuzohej se më 21 maj në fshatin Kojë, pranë monumentit të “Dëshmorëve të Kojës” ka hequr flamurin e Malit të Zi nga shtiza dhe më pas e ka hedhur në tokë duke e shkelur. Burime pranë familjes kanë konfirmuar se në datën 21 maj ai nuk ndodhej në Mal të Zi, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo mund të verifikohet lehtë dhe se arrestimi ka motive politike. Arrestimi i z. Ivanaj është kryer më 9 qershorë gjatë hyrjes së tij nga Shqipëria në territorin e Malit të Zi. Kurse, më 10 qershor është liruar. Instituti Shqiptaro Amerikan dënon ashpër arrestimin, ndalimin dhe procedimin e padrejtë të Dodë Ivanajt. Poashtu, kërkojmë hetim të plotë, transparent dhe të pavarur për mënyrën se si është bërë ky arrestim, kush e ka urdhëruar dhe mbi çfarë bazë është ndërtuar kjo akuzë?! Monumenti i “Dëshmorëve të Kojës” është vend i shenjtë për Malësisë. Aty pushojnë burrat e Kojës të cilët në momentin që Malësia kishte nevojë për të ngritë krye ndaj okupatorit, ata ishin të gatshëm, prandaj nuk është e udhës që dikush të provokojë duke vendosur simbole ose gjëra të tjera që mund të sjellin zemërim tek popullata e Malësisë.