Loading...

Më datën 23 mars, në Triesh hapet kopshti për fëmijë “Foleja”, njësi e Institucionit Publik Parashkollor “Nënë Tereza” në Tuz

Jemi dëshmitarë se jeta në malet e Malësisë nuk është e lehtë, por kjo nuk duhet të jetë pëngesë që të investojmë për të ardhmën tonë dhe të brezave të rinj.


Hapja e kopshtit “Foleja” në Triesh përfaqëson një akt me peshë të jashtëzakonshme kulturore, arsimore dhe kombëtare. Ky institucion sjell një gjallëri të re, një energji pozitive dhe një shpresë për të ardhmen, duke dëshmuar se investimi në edukim mbetet shtylla themelore e çdo progresi të qëndrueshëm.

Foleja simbolizon vendin më të sigurt, më të ngrohtë e më të dashur – aty ku fillon jeta, ku rriten ëndrrat dhe ku çdo fëmijë ndjehet i mbrojtur dhe i përkrahur. Këtu fëmijët tanë do të rriten me dashuri, kujdes dhe dije, derisa të jenë gati të hapin krahët drejt së ardhmes. /Admin.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.