AAI
- Publikime
SHBA, Irani, Evropa dhe ne!
Anton Lulgjuraj
Sulmi i pa parë ndonjëherë, i pandalshëm, me tërbim epik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit ka hyrë në epokën kur për shkak të kësaj lufte, ndër të tjera, Evropa rrezikon pozitën strategjike të saj në nivel global, kurse Irani rrezikon goditje që nuk janë parë ndonjëherë!
Si gjatë shumë herëve të tjera nëpër rrjedhat e historisë, përplasjet e brendshme në Evropë i zënë frymën kësaj të fundit e nuk e lenë të shohë horizontin e përplasjeve të mëdha. Evropa është zgjuar, por me shumë vonesë. Vonesa i ka shkaktuar dëme që vështirë të përmirsohen, për shkak të dinamikave globale. Lufta në Ukrainë e gjeti të pa përgatitur. Ndërsa, tani lufta në Iran, përsëri e gjenë Evropën në udhëkryqet e mediokritetit. Ajo tenton të ngritet, por mungesa e vizioneve të udhëheqësve politik ia ndërpresin rrugën dhe ia vështirësojnë. Ajo po përballet me humbjen e rëndësisë në pozicionet globale. Pa lëndën e parë, Evropa gjendet nën mëshirën e SHBA-ve dhe shteteve të tjera. Hidrokarburet në Evropë po shterrojnë çdo ditë. Pyetje që shtrohet është: ku do gjej Evropa gaz dhe naftë?
Paralajmërimi i Tramp se pas 6 prillit, Irani do përballet me diçka që nuk e ka imagjinuar ndonjëherë, Evropa se bashku me shtetet e gjirit dhe shtete të tjera rrezikojnë të ndërpresin punën dhe të kthehen si në kohën e COVID nga shtëpia. Aktualisht shtetet e Gjirit janë në këtë situatë. Evropa heziton rreshtimin pas Shteteve të Bashkuara.
Nëse flasim për Malin e Zi, hezitojmë të flasim për arsye se “jemi zbuluar”. Lufta e vitit 2022 në Ukrainë e deri më sot, ky shtet nuk ka ndërmarrë asnjë hap në lidhje me mundësitë potenciale për zgjërimin e luftës. Qytetarët e Malit të Zi janë të zhveshur dhe të pa njohur në lidhje me një sulm të mundshëm. Themi “s’kemi nevojë për luftë se na mbron NATO”, “na mbrojnë të tjerët”, “na japin të tjerët…”, ndërkohë që çdo ditë e më pak ka ndihma nga të tjerët, për arsye se secili në mënyrën e vetë është i përfshirë nga kriza e luftës globale.
Ndërsa, emisionet në Shqipëri dhe Kosovë janë të mjerueshme. Analistë që flasin për “fitoren e Iranit”, analistë që flasin për “supremacinë e Iranit në luftë”, analistë që flasin për luftën e Iranit në aspektin fetarë se i lidhë një besim. Është thjeshtë e tmerrshme dhe e turpshme. Analistët shqiptarë thonë: “Irani pyetet se kur mbaron lufta”, “Amerika po shpenzon 150 raketa në ditë dhe po i shterren stogjet”, “po vrasin myslimanë në Iran”, “mirë ti bëhet Amerikës le të vuajë”, “këtë luftë do e humb”, “Nuk e shpëtoi Kosovën Amerika, por UÇK-ja”, “Amerika nuk erdhi për ne, por për interesat e veta dhe nuk kemi pse të bëhemi servil e as të jemi mirënjohës”, etj si këto fjali që dalin nga goja e atyre që nuk e kuptojnë se çfarë është në gjëndje të bëjë Amerika. Dhe kjo nuk më çudit shumë, për arsye se demokracia është duke u zhvilluar e liria e fjalës është e garantuar. Paqartësia mbetet në pjesën se si e fitojnë këta mediokër hapësirën televizive?! Nga kush paguhen të flasin kundër SHBA-së?
Sipas statistikave, Amerika është fuqia ushtarake më e nadhe në botë, dhe vendi i dytë Kina, zotëron vetëm 30% të kapaciteteve të SHBA-së. Çfarë duhet të themi tjetër?! Doni të themi që SHBA është në gjëndje të paguajë çmimin më të lartë të mundshëm të një lufte nëse është në pyetje dinjiteti i shtetit. SHBA është në gjëndje të shkatërrojë infrastrukturën ushtarake një e nga një, pastaj të vret udhëheqësit politik, pastaj të lenë pa energji, ditën ta bën natë, në vend të oksigjenit të jep dioksid karboni, etj etj, gjithmonë nëse e sheh të nevojshme, dhe në fund nëse e gjykon të fshinë nga faqja e dheut pa gjurmë! Prandaj, është e këshillueshme, që për hir të opinionit që ndjek televizionet, të bëni kujdes me deklaratat që jepni. SHBA është shteti që bëri të kemi Kosovën e pavarur. SHBA bëri që Shqipëria të jetë pjesë e NATO. Shqipëria, Kosova dhe të gjithë Evropa së bashku në çfarëdo lloj situate globale, duhet të rreshtohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo tentativë ndryshe për momentin, sjellë vuajtje dhe konfuzione që u kushtojnë shumë vendeve tona.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.