Një njeri i shkëlqyer, një njeri i mirë, një mik i rrallë i shqiptarëve, na lë sot!
Kongresmeni Eliot Engel ishte shumë më tepër sesa thjesht një kongresmen që mbështeste shqiptarët, dhe veçanërisht Kosovën. Ai e donte popullin e Kosovës me gjithë zemër dhe ishte me ne në sfida dhe suksese.
Në fakt, ai ishte zëri ynë në Kongresin Amerikan dhe më gjerë. Prandaj, kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve!