Loading...

Dedë Gjon Luli 1840 – 24 shtator 1915

Sot në këtë ditë të shtatorit përkujtojmë vdekjen e heroit të Malësisë së Madhe dhe të shqiptarisë Dedë Gjon Lulit. Ai ishte personalitet i lartë të Malësisë gjatë shekullit 19-20. Ishte udhëheqësi suprem i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911.
Instituti Shqiptaro Amerikan e kujton lavdinë e tij dhe të burrave tjerë të Malësisë të cilët dhuruan gjënë më të shtrenjtë të tyre, jetën, për çlirimin e atdheut.
Malësia, Kosova dhe Shqipëria, i kanë mbetë borxh të madh Dedë Gjon Lulit i cili ka sakrifikuar çdo gjë për çështjen kombëtare.
Vdekja e Tij e parakohshme në Orosh të Mirditës ishte dhimbje e madhe në zemër të Shqipërisë, por veprat e Tij do jetojnë gjithmonë.
Lavdi Dedë Gjon Lulit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të Malësisë së Madhe.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.