Loading...

3 subjekte politike në Tuz drejt bashkimit në Forumin shqiptar

Në fund të majit, në Tuz të Malësisë, 3 subjekte politike që veprojnë në Komunën e Tuzit u afruan edhe më shumë drejt shkrirjes në një subjekt të vetëm – Forumi Shqiptar.

Në krye të këtij bashkimi unanimisht është rënë dakord që të jetë kryetari aktual i Alternativës Shqiptare, njëherit edhe zv/kryeministër në qeveri dhe ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi z. Nik Gjeloshaj, i cili do e udhëheq së paku procesin e themelimit deri në mbajtjen e Kuvendit (Kongresit) themelues.

Marrëveshja për unifikimin e Alternativës Shqiptare u nënshkrua nga Nik Gjeloshaj, në emër të subjektit Unioni Nacional Shqiptar u nënshkrua nga Ferhat Dinosha, kurse në emër të Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve nga Ivan Ivanaj.

Instituti Shqiptaro-Amerikan me qendër në SHBA përshëndet unifikimin dhe shpreh besimin se edhe partitë nga radhët e shqiptarëve që veprojnë në trevat e tyre etnike në Mal të Zi të fillojnë procesin e bashkimit të partive, sepse vetëm nëpërmjet bashkimit zëri i shqiptarëve do të dëgjohet më shumë dhe të drejtat tona mund të realizohen më lehtë.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.