Rasti i profesorit Mark Junçaj duhet të investigohet deri në fund
Instituti Shqiptaro – Amerikan me seli në SHBA, me shqetësim të thellë dhe me kujdes të veçantë është duke përcjellë situatën e krijuar brenda gjimnazit “25 Maj” në Tuz, kur nga drejtori i kësaj shkolle i paraqitet vendimi për largim nga puna njërit prej pedagogëve më të mirë të këtij institucioni, përkatësisht profesorit të historisë z. Mark Junçaj. ISHA ka përcjellë deklaratën të cilën e ka botuar prof. Mark Junçaj, nga e cila kuptojmë që Marku profesionin e vetë e ka ushtruar në nivel të lartë dhe profesional (për këtë kemi informacione edhe nga shumë persona të tjerë), me arsye dhe me ndjenjën e kujdesit të veçantë ndaj nxënësave të Malësisë, si dhe larg përfshirjes politike, dukuri kjo e rradhë sot në Malësi. Duke e cilësuar si pedagogun më me integritet në këtë institucion publik shkollor, ne kërkojmë që rasti i Tij të investigohet deri në fund dhe drejtësia të vendoset përfundimisht. Ne, si Institut, kërkojmë investigim të plotë deri në detaje që të zgjidhet rasti dhe të vendosen para drejtësisë personat që kanë shkelë ligjin, qoftë edhe drejtori i gjimnazit “25 Maj” në Tuz. Këtë rast do e ndjekim nëse është nevoja edhe në institucione ndërkombëtare. Ne do të ndjekim rastin me vëmendje të posaçme dhe së shpejti do kemi deklaratat vijuese….
Me respekt Kolë Ivanaj Koordinator i Institutit Shqiptaro Amerikan