Loading...

Promovimi i librit “Malësia – studime e hulumtime” të autorit Anton Lulgjuraj

Më datën 26 gusht 2026, me fillim në orën 20:00, në ambientet e QKI “Malësia” në Tuz, u mbajt promovimi i librit “Malësia – studime e hulumtime” të autorit Anton Lulgjuraj.
Nën organizimin e Institutit Shqiptaro-Amerikan me seli në SHBA, u mbajtën fjalime të cilat iu kushtuan librit dhe punës së autorit.
Moderatore e aktivitetit ishte Teuta Lulgjuraj, fjalën e rastit për librin e patën Prof. Dr. Palokë Camaj, Dr. Nail Draga dhe vet autori i librit Anton Lulgjuraj. Poashtu, në mungesë të Prof. Dr. Ksenofon Krisafit, u lexua kumtesa e tij të cilën e kishte dërguar. Në emër të Institutit Shqiptaro-Amerikan, foli koordinatori i kësaj organizate z. Kolë Ivanaj i cili falenderoi pjesëmarrësit, panelistët dhe uroi autorin për punën e tij.

Prof. Dr. Palokë Camaj, foli për autorin, njohjen e tij me të. Ndër të tjera, vlerësoi lartë kontributin e autorit për të paraqitur në mënyrë shkencore realitetin e Malësisë.
Poashtu, Dr. Nail Draga uroi autorin për librin. Ai e konsideroi librin “Malësia” si një arritje e jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve në Malësi, por edhe në Mal të Zi e më gjërë.

Më poshtë po shpërndajmë edhe videon e fjalimit të autorit.
Instituti Shqiptaro-Amerikan shpreson që në aktivitete të tilla të takohemi sa më shpesh.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.