Më datën 6 prill 2026, ditës së “Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911”, në “QIK Malësia” në Tuz u mbajt një mbrëmje kushtuar kësaj ngjarje të lavdishme të Malësisë.
Fjalën e rastit e kishte kryetari i Komunës së Tuzit z. Lindon Gjelaj, pas tij u shfaq një dokumentar kushtuar Kryengritjes. Ndërsa, më pas u shfaqën edhe pjesë të folklorit burimor nga treva e Malësisë.
Mysafirë të nderit për të argëtuar të pranishmit atë natë ishin Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli.
Kryengritja e Malësisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë të shek. XX. Ajo kulmoi me ngritjes e flamurit në Bratilë të Deçiqit më 6 prill 1911. Komandanti suprem i Kryengritjes së Malësisë ka qenë Dedë Gjon Luli, një personalitet i pashoq në historinë kombëtare të Shqipërisë.