Loading...

Fotografi Historike që Mund të Pasojë Dedë Gjo Lulin

Shkruan: Gjokë Gojçaj (facebook: https://www.facebook.com/BashkimKombi)

Nëse shqiptari në këtë fotografi është vërtet Dedë Gjo Luli (gjë që unë nuk e besoj fare; as për nga tiparet e fytyrës, as për nga veshja), atëherë aq më mirë!

Nënvizoj: Dedë Gjo Luli, asnjëherë nuk është evidentuar të ketë veshur “şalvare.”

.

Megjithatë, kjo do të ishte edhe një dëshmi fotografike që përforcon atë që është shkruar prej kohësh në libra dhe studime: se Dedë Gjo Luli ka pasur takime edhe me Kral Nikollën e Malit të Zi.

Dokumente të tilla janë të mirëseardhura, ndonëse nuk është se ato nuk kanë rënë në dorë të studiuesve, edhe më parë. Zbulimi i “ujit të nxehtë” mund t’i duket zbulim kolosal vetëm dikujt që sapo i është ndërprerë gjiri i nënës.

©2026 Albanian American Institute - All Rights Reserved.